Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për njërin nga rojet e përfshirë në incidentin e Zvërnecit
Një prej rojeve private të arrestuar pas ngjarjes të 29 majit në Zvërnec ka parë masën e sigurisë të zbutur nga Apeli, ndërkohë që për një tjetër mbetet në fuqi masa e arrestit në burg.
Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka vendosur një zbutje të masës së sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar lidhur me përleshjen me protestuesit në Zvërnec më 29 maj.
Për personin e identifikuar si G.V., i cili ishte lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, Apeli ka caktuar masën e arrestit në shtëpi. Megjithatë, për personin A.G. është mbajtur në fuqi masa e arrestit në burg.
Aktualisht, gjykata po shqyrton edhe ankimin e pronarit të kompanisë së sigurisë private "Major Security", G. B.
Ngjarja, ku një qytetar u tërhoq zvarrë gjatë konfliktit mes protestuesve dhe rojeve private në Zvërnec, solli më pas shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela, dhe valën e protestave që vazhduan në zonë.
