Konferenca Ndërkombëtare për Inteligjencën Artificiale dhe Qeverisja Globale
Nyje me rëndësi ndërkombëtare për zhvillimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet palëve në fushën e IA.
Një konferencë botërore për Inteligjencën Artificiale dhe një takim të Nivelit të Lartë mbi Qeverisjen Globale të IA do të zhvillohen nga 17 deri më 20 korrik në Shanghai. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha në një konferencë për shtyp se teknologjia e IA po përparon në të gjitha fushat, duke sjellë si mundësi, ashtu edhe sfida për bashkësinë ndërkombëtare dhe për qeverisjen globale.
Zëdhënësi theksoi se Kina ka angazhuar veten të ofrojë produkte publike ndërkombëtare dhe të mbështesë zhvillimin e IA globale, duke ndihmuar vendet e Jugut Global të forcojnë ndërtimin në këtë fushë. Paraqitja e përpjekjeve kineze ka marrë vlerësim të lartë nga komuniteti ndërkombëtar. Ai nënvizoi që ky event mund të shërbejë si një platformë për rritjen e besimit ndërsjellë, arritjen e konsensusit dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve të ndryshme, me qëllim promovimin e zhvillimit të IA që është i shëndetshëm, i sigurt dhe i rregullt.
