Deputeti Agron Shehaj përjashtohet për 60 ditë nga Parlamenti
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj, pas akuzave për "vjedhje" të një marrëveshjeje konfidenciale me SHBA-në dhe largim me vrap nga Kuvendi. Vendimi hyn në fuqi në shtator.
Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 60 ditë deputetin Agron Shehaj nga Kuvendi, pas incidentit ku akuzohet se ka marrë një marrëveshje konfidenciale me SHBA-në dhe është larguar me vrap. Gjatë kësaj ngjarje, një këshilltare që ndiqte deputetin rrëshqiti nga shkallët dhe pësoi lëndime.
Ky përjashtim do të jetë në fuqi duke filluar nga muaji shtator. Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar vetëm pjesën e përjashtimit, ndërsa referimi në SPAK nuk bën pjesë në kompetencat e këtij organi.
Rasti i Agron Shehaj vjen pas disa javësh denoncimi të një vile në Itali, të blerë për 2.9 milionë euro në vitin 2021 dhe shitur më pas për 15 milionë euro në vitin 2025. Këto veprime ngrenë dyshime mbi pasurinë e tij dhe mënyrën e veprimit, si dhe përballjen e SPAK-ut me një deputet të Parlamentit.
